Ora News - Çuçi takon vullnetarët e shtabit të emergjencave në Durrës

Ora News - Çuçi takon vullnetarët e shtabit të emergjencave në Durrës

#rtvora #oranewsbr Drejtuesi qendror i zyrës Operacionale për Menaxhimin e Fatkeqësisë Natyrore, ministri Fuqiplotë Bledi Çuçi takoi në Durrës vullnetarët që po ndihmojnë për kapërcimin e situatës së krijuar nga tërmeti i datës 26 nëntor.br br Bledi Çuçi: ?Duhet të jemi krenarë për këta të rinj që nuk kanë kursyer aspak kohë nga koha e tyre që ditët e para të tërmetit. Ka qenë një ndihmë e jashtëzakonshme për të përballuar situatën e rëndë. Besoj se pa ndihmën e tyre nuk do ishim në këtë situatë kontrolli të gjendjes.?br br Që prej datës 4 dhjetor mbi 100 të rinj e të reja janë vendosur pranë shtabit të emergjencave në Durrës për të asistuar administratën dhe ekspertët e huaj në fluksin e madh të qytetarëve të prekur nga tërmeti që kërkonin ndihmë.br br Ata presin qytetarët në sportelet e Bashkisë, duke i ndihmuar me plotësimin e dokumentacionit për strehim, dorëzimin e akt-konstatimeve, dhënien e informacionit mbi bonusin e qirasë etj. Të rinjtë mbulojnë edhe linjën telefonike të emergjencave për të tre qarqet e prekura nga tërmeti, si dhe ndihmojnë në shpërndarjen, kategorizimin dhe paketimin e ndihmave.br br Deri më tani rrjeti i vullnetarëve kanë bërë në total mbi 3 mijë orë pune.br br Për më shumë lexoni në: br Follow RTV Orabr br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br br For more content from click HERE www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2019-12-15

Duration: 01:35