Lehtesi fiskale per bizneset e prekura nga termeti

Lehtesi fiskale per bizneset e prekura nga termeti

Qeveria do të lehtësojë nga barra fiskale bizneset të cilat kanë patur dëme nga tërmeti i 26 Nëntorit në qarqet e Durrësit, Tiranës dhe Lezhës. Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka hartuar një paketë e cila synon që të ndihmojë sipërmarrjet e prekura të rikuperojnë dëmet e shkaktuara.br br Një nga nismat që po iniciohet është mundësia për të përshpejtuar procedurat për të marrë mbrapsht TVSH-në e parimbursuar për këto ndërmarrje si dhe të pezullojë e përkohësisht detyrimet fiskale për ta gjatë ditëve që u krijuan vështirësi nga goditjet e tërmetit. br br Brenda masave lehtësuese do të konsiderohet edhe njohja si shpenzim të zbritshëm të donacioneve që jepen për qëllim rindërtimin si dhe njohjen brenda shpenzimeve të mallrave që janë shkatërruar e zhvlerësuar.br br Kjo nismë pritet të ndikojë në uljen e tatimit mbi fitimin që bizneset do të paguajnë në fund të vitit. Ende nuk ka të dhëna zyrtare për faturën e dëmeve që shkaktoi tërmeti për ndërmarrjet në këto zona, por sipas shoqatave të sipërmarrjes mendohet se janë mbi 1 mijë biznese të prekura.


User: RTV KLAN

Views: 0

Uploaded: 2019-12-15

Duration: 00:56

Your Page Title