Anija 400 vjeçare që u mbyt brenda 20 minutave të udhëtimit të saj të parë

Anija 400 vjeçare që u mbyt brenda 20 minutave të udhëtimit të saj të parë

E konsideruar si luftanija më e madhe dhe e rëndësishme e kohës së saj, Vasa u mbyt brenda 20 minutave të udhëtimit të saj të parë në 1628-tën. Gati 400 vjet më vonë, askush nuk e di arsyen e një fatkeqësie të tilla. Anija suedeze 68 metra e gjatë, e pajisur 64 topa me gjyle, shihej si një mrekulli, jo vetëm për nga funksioni, por edhe estetika.br br br Por ditët e lavdishme të ndërtimit të saj, morën fund brenda 20 minutash dhe pa asnjë armik në afërsi: Vasa e përballoi shkulmin e parë të erës, por u fundos tek i dyti. Ajo qëndroi në fund të detit për rreth tre shekuj, derisa arkeologët e zbuluan që prej atij momenti, është shndërruar në një prej objekteve më të vizituara në të gjithë Skandinavinë. Historia e fundosjes së shpejtë të Vasës njihet si një nga dështimet më kolosale dhe misteret më të mëdha në historinë detare.br br Pas fundosjes së papritur, një verifikim tregoi se anija ishte e paqëndrueshme ? por shkaqet përse, edhe sot janë ende ne diskutim. Disa historianë besojnë se anija ishte projektuar gabim, ndërsa të tjerë arsyetojnë se pesha e fuqisë së zjarrit të anijes nuk ishte shpërndarë në mënyrën e duhur. Për shkak të ujit të ftohtë, të varfër me oksigjen të Detit Baltik, anija u mbrojt nga bakteret dhe krimbat që zakonisht tretin mbetjet e drurit. Kur u nxor në sipërfaqe, ekspertët panë se një pjesë e mirë e drurit origjinal të sak ishte i paprekur, çka e bën anijen e shekullit të 17-të të ruajtur më mirë në botë.br br Për më shumë vizitoni: br Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV br br Shows HERE: For more content from click HERE: www.top-channel.


User: Top Channel Albania

Views: 1

Uploaded: 2019-12-15

Duration: 01:26