Rama për protestën e gazetarëve: Ata që publikuan lajmin se qeveria fshinte 100 të vdekur në morg

Rama për protestën e gazetarëve: Ata që publikuan lajmin se qeveria fshinte 100 të vdekur në morg

Gjatë fjalës në Kuvend, kryeministri Edi Rama foli edhe për protestën që gazetarët po mbajnë jashtë Parlamentit teksa mazhoranca duket e vendosur për të votuar paketën anti-shpifje. Kreu i qeverisë tha se gazetarët që protestojnë janë shkelës së të drejtës së qytetarëve pasi sipas tij cënojnë integritetin e tyre me shkrimet që publikojnë. Rama përmendi dy shembuj konkret nga tërmeti i 26 nëntorit, sesi lajmet e rreme futën në kaos qytetarët ndërsa një qytetar humbi jetën vetëm pasi pa në portale se spitali i Durrësit ishte dëmtuar nga tërmeti.br br "Nëse ligji gjerman do të kishte subjekte ata që janë tek dera e parlamentit, ata sot do të ishin të gjithë me borxhe për të paguar pafundësinë e detyrimeve si rezultat i shkeljes së të drejtave të njeriut. Ata janë shkelës të drejtës së njeriut, që mos t'i cënohet në publik integriteti i tij, shkelës për të ndërtuar sipërmarrjen e tij të lirë, janë shkelës së të drejtës të shoqërisë për të qenë e mbrojtur nga pasojat e lajmeve të rreme apo shpifje. Më 26 nëntor ka vdekur një njeri i pafajshëm, ka humbur jetën një baba, dhe janë plagosur dhjetëra njerëz, sepse dikush nga ata atje ka nxjerrë lajmin se spitali i Durrësit po shembet. Po ata që janë atje kanë publikuar lajmin se qeveria fshinte 100 të vdekur në morgun e spitalit duke krijuar një situatë kaotike me familjarë që kishin humbur kontakt me anëtarët e familjes që ishin shëndoshë e mirë dhe u turrën tek morgu", tha Rama.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2019-12-19

Duration: 03:25