Ndërtesat që i mbijetuan bombës atomike në Hiroshima do të shkatërrohen

Ndërtesat që i mbijetuan bombës atomike në Hiroshima do të shkatërrohen

Autoritetet e qytetit japonez, Hiroshima planifikojnë rrëzimin e dy ndërtesave që i mbijetuan bombës atomike të vitit 1945.br br br Zyrtarët duken të vendosën t?i shembim godinat pavarësisht se banorët këmbëngulin që këto objekte të ruhen si pjesë e historisë. Strukturat ekzistuese që prej vitit 1913, qenë shfrytëzuar fillimisht si fabrika për prodhimin e veshjeve ushtarake e më pas si hapësira për akomodim të studentëve. Pas sulmit, ato u shndërruan në një spital të improvizuar.br br Një i mbijetuar i tmerrit të përpara 7 dekadave e gjysmë tha se godinat mund të shfrytëzohen si hapësira për promovim të zhdukjes së armëve bërthamore. Shpresa e tij është që zyrtarët të ndryshojnë mendje, edhe pse vendimi duket se është marrë. Në 2017-tën, disa ekspertë thanë se strukturat kishin gjasa të shembeshin në rastin e ndonjë tërmeti të fortë. Rreth 80,000 persona humbën jetën si rezultat i bombës dhe rreth 35,000 të tjerë janë plagosur.br br Shpërthimi i bombës atomike shkatërroi pjesën më të madhe të qytetit dhe i tregoi botës fuqinë e tmerrshme të saj. Shtetet e Bashkuara shpresonin që Japonia të dorëzohej pas këtij sulmi, dhe kur kjo nuk ndodhi, sulmuan tre ditë më vonë me bombë bërthamore Nagasakin. Japonia kapitulloi gjashtë ditë më vonë, duke i dhënë fund Luftës së Dytë Botërore.br br Për më shumë vizitoni: br Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV br br Shows HERE: For more content from click HERE: www.top-channel.


User: Top Channel Albania

Views: 1

Uploaded: 2019-12-19

Duration: 01:09

Your Page Title