Ndryshimet e minutës së fundit nga Balla nuk pezullojnë gjobën ndaj portalit në rast të ankimimit

Ndryshimet e minutës së fundit nga Balla nuk pezullojnë gjobën ndaj portalit në rast të ankimimit

Nëse AMA vendos gjobë ndaj një portali dhe e detyron ta paguajë, mbetet në fuqi një nga pikat më të kritikuara të paketës: Gjoba nuk do të pezullohet edhe nëse portali e anikmon atë në Gjykatë. Kryetari i grupit parlamentar socialist tha se i janë bërë disa amendime pikës 6 të nenit 132 që flet për masat e marra për shkeljet, por nuk është prekur pjesa që: Ankimimi ndaj vendimit të Këshillit të Ankesave nuk pezullon ekzekutimin e vendimit.br br Ishtebr br 6. Subjekti i ndëshkuar mund të bëjë ankim pranë Bordit të AMA-s brenda 30 ditëve nga data e shpalljes ose e njoftimit të vendimit të KA-së për vendimet sipas parashikimeve të neneve 331, 511, 531 të këtij ligji. Ankimi ndaj vendimit të KA-së nuk pezullon ekzekutimin e vendimit. Bordi i AMA-s shqyrton ankesën dhe shpall vendimin jo më vonë se 10 ditë. Kundër vendimit të Bordit të AMA-s mund të bëhet ankim në Gjykatën e Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.br br Bëhetbr br Subjekti i i interesuar ose ndëshkuar mund të bëjë ankim pranë Bordit të AMA-s brenda 30 ditëve nga data e shpalljes ose e njoftimit të vendimit të KA-së për vendimet (sipas parashikimeve të neneve 331, 511, 531 të këtij ligji) - HIQET. Ankimi ndaj vendimit të KA-së nuk pezullon ekzekutimin e vendimit. Bordi i AMA-s shqyrton ankesën dhe shpall vendimin jo më vonë se 10 ditë. Kundër vendimit të Bordit të AMA-s mund të bëhet ankim në Gjykatën e Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2019-12-19

Duration: 00:32

Your Page Title