Vritet me thike 45-vjecari

Vritet me thike 45-vjecari

Një ngjarje e rëndë tronditi Korçën mëngjesin e së enjtes. Një 45-vjeçar është gjetur i pajetë rreth orës 7 nga kalimtarët në afërsi të dyqanit të tij në periferi të fshatit Mborje.br br Viktima është Flamur Daçi, që sipas burimeve policore, në vendin e ngjarjes është goditur disa herë me thikë në trup, plagë që për shkak të gjakderdhjes i kanë marrë jetën.br br Autorët dyshohet se më pas kanë tentuar të djegin trupin e viktimës. Në pjesën e sipërme ai ka shenja zjarri dhe lënde djegëse.br br 45-vjeçari ishte i divorcuar dhe jetonte i vetëm prej disa vitesh. Policia lokale thotë se është vënë në kërkim të autorëve të krimit. Dyqani i tij është gjetur i hapur, ndaj njëra nga pistat ku po hetohet është ajo e grabitjes. Hetuesit po verifikojnë edhe për konfliktet familjare.


User: RTV KLAN

Views: 0

Uploaded: 2019-12-19

Duration: 00:44

Your Page Title