Ora News - Rama merr pjesë në forumin rajonal të vendeve të Europës Qëndrore e Jugore

Ora News - Rama merr pjesë në forumin rajonal të vendeve të Europës Qëndrore e Jugore

#rtvora #oranewsbr br Kryeministri shqiptar Edi Rama prej ditës së djeshme ndodhet në Romë për të marrë pjesë në Forumin ndërqeveritar të bashkëpunimit rajonal mes vendeve të Europës Qëndrore e Jugore, InCe, që do të zhvillohet ditën e sotme, 19 dhjetor në ambientet e Ministrisë së Jashtme Italiane.br br Pas 18 vitesh i takon Italisë të marrë Presidencën e radhës së InCe që përkon dhe me 30 vjetorin e krijimit të këtij Forumi.br br Ky takim do të drejtohet nga Kryeministri italian Giuseppe Conte e marrin pjesë 17 vende; 9 prej tyre janë anëtare të Bashkimit Europian; Bullgaria, Kroacia, Italia, Polonia, Republika Çeke, Rumania, Sllovakia, Sllovenia e Hungaria. 5 janë vende në perspektivën e hyrjes në BE si Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut, Bosnja, Hercegovina e Mali i Zi, si dhe 3 vendet e tjera Moldavia, Ukraina e Bjellorusia.br br Punimet kanë nisur në orën 10.30.br br Të pranishëm janë kryeministrat Edi Rama, Andrej Plenkovic, Zoran Zaev, Ion Chicu, Dusko Markoviç e Ana Brnabiç si dhe Ministrat e Jashtëm të vendeve të tjera.br br Për më shumë lexoni në: br Follow RTV Orabr br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br br For more content from click HERE www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2019-12-19

Duration: 02:01

Your Page Title