Kosovë vazhdojnë incidentet në Mitrovicë - (7 Mars 2000)

Kosovë vazhdojnë incidentet në Mitrovicë - (7 Mars 2000)

Arkiva Lajme - Tv Klan 2000br br Kosova po përjeton një situatë të çekulibrimit dhe tensioneve përherë ne rritje. Sot Mitrovica është përfshirë nga vala e përleshjeve mes grupeve etnike. Sipas burimeve nga qyteti i ndarë, të plagosurit janë të shumtë si nga serbët edhe nga shqiptarët. 14 ushtare të KFOR-it, 20 serb dhe 5 shqiptarë u plagosën sot. Ky është bilanci i përleshjeve në Mitrovicë. br br Ndërkohë sekretarja amerikane e shtetit Medlin Ollbrajt i kërkoi sot bashkësisë ndërkombëtare ti mbaj premtimet e veta për demokratizimin e vendeve të Ballkanit. Duke i kërkuar në mënyrë të veçantë evropës të mos vonohet. Një nga objektivat e vizitës time në Europë është që tju them se SHBA janë gati të bëjnë detyrën që ju takon, por europa nuk duhet të vonohet ka deklaruar ajo. br br Ollbrajt përmendi paktin e stabilitetit për europën juglindore që u miratua në korrik të vitit të kaluar në Sarajevë, duke theksuar se që pakti të kishte sukses duhej që bashkësia ndërkombëtare ti mbante premtimet e veta përsa i përket ndihmës. br br Në lidhje me këtë çështje ajo mbështeti propozimin e kryetarit të KE Romano Prodi për caktimin e një shume prej 12 miliard eurosh gjatë 6 viteve të ardhshme. Shpresoj që ky angazhim të mbështetet nga të gjithë anëtarët e bashkimit të europës ka deklaruar Ollbrajt.tvklan.


User: RTV KLAN

Views: 2

Uploaded: 2019-12-19

Duration: 01:18