Ora News - Tetë prokurorët betohen te Presidenti, Soreca: SPAK gati për të filluar punën

Ora News - Tetë prokurorët betohen te Presidenti, Soreca: SPAK gati për të filluar punën

#rtvora #oranewsbr br Tetë prokurorët e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kanë nisur prej mëngjesit të së enjtes zyrtarisht detyrën.br br Në prani edhe të përfaqësuesve të lartë ndërkombëtarë, Elida Kaçkini, Enkeleda Millonaj, Edvin Kondili, Behar Dibra, Arben Kraja, Klodian Braho, Ened Nakuçi dhe Altin Dumani janë betuar në një ceremoni solemne para Presidentit të Republikës.br br Pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të vendimeve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, duke vendosur dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë, prokurorët u betuan para Presidentit Meta.br br ?Betohem solemnisht se gjatë kryerjes së detyrës do t?i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë, ligjeve në fuqi dhe do të respektoj rregullat e etikës profesionale!?br br Tanimë Prokuroria e Krimeve të Rënda pushon së funksionuari dhe të gjitha dosjet e konsideruara si dosje të të fortëve i kalojnë pikërisht SPAK.br br Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian përgëzuan menjëherë 8 prokurorët për nisjen e detyrës.br br Sipas ambasadës së SHBA-së ky shënon një hap të rëndësishëm në themelimin e Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion dhe Krim i Organizuar.br br "Nga dita e sotme, Shqipëria ka një organ prokurorësh të angazhuar për të identifikuar, hetuar dhe vënë përpara drejtësisë zyrtarë të kaluar apo aktualë dhe bosë të krimit ? individë që në kohët e vjetra janë konsideruar si të paprekshëm. Ndërsa Shqipëria nis një fazë të re të zhvillimit të saj demokratik dhe ligjor, Shtetet e Bashkuara do të mbeten një partner i palëkundur në mbështetje të SPAK dhe të të gjithë atyre që kërkojnë ti japin fund pandëshkueshmërisë dhe të sjellin drejtësi për popullin shqiptar".br br Ambasadori i BE-së, Soreca përmes një statusi në rrjetin social twitter e konsideron një moment të rëndësishëm për zbatimin e reformës në drejtësi.br br Sipas tij, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar krimit është përparësia kryesore për Shqipërisë dhe rrugën drejt anëtarësimit të BE-së.br br Për më shumë lexoni në: br Follow RTV Orabr br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br br For more content from click HERE www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2019-12-19

Duration: 01:37

Your Page Title