Kosovë protesta për dhunën në Mitrovicë - (21 Shkurt 2000)

Kosovë protesta për dhunën në Mitrovicë - (21 Shkurt 2000)

Arkiva Lajme - Tv Klan 2000br br Më se 25 mijë shqiptarë të Kosovës kanë marshuar sot drejt Mitrovicës. Në orën 7 të mëngjesit ata kanë qënë 10 mijë manifestues të mbledhur në Prishtinë. Në rrugën drejt Mitrovicës me ta janë bashkuar edhe shumë qytetarë të tjerë të fshatrave përreth duke u bërë 25 mijë manifestues. Turma e shqiptarëve ka përshkruar 40km rrugë nga Prishtina në Mitrovicë. br br Shqiptarët kanë nisur kështu një nga protestimet e tyre për të mos lejuar ndarjen e Mitrovicës. Turma është paraprirë nga makinat e shumta të forcave të KFOR-it dhe policisë së OKB-së. Shqiptarët protestojnë kundër dhunës etnike në Mitrovicë që vazhdon që nga fillimi i Shkurtit. br br Protestuesit kanë mbajtur sot pankarta të ndryshme, si Mitrovica është Kosovë, por janë dalluar gjithashtu dhe flamujt e NATO-s të SHBA-së, Britanisë dhe Shqipërisë. Ndërkohë sot Mitrovica Veriore është përballur me një konfrontim të ri. Trupat amerikane janë kthyer sot në Veri të Mitrovicës ku jetojnë serbët. br br Sipas burimeve të KFOR-it keto forca janë kthyer në veri për të bërë çarmatimin e serbëve. Futja ka ngjallur reagim aq sa qytetarët serb kanë goditur mbi mjetet dhe ushtarët amerikanë. Që nga përfundimi i luftës ky është edhe manifestimi më i madh i shqiptarëve në luftën kundër kantonizimit të Kosovës.tvklan.


User: RTV KLAN

Views: 3

Uploaded: 2019-12-19

Duration: 01:28