Ora News - Balla: SPAK të nisë punën me Berishën për dosjen CEZ

Ora News - Balla: SPAK të nisë punën me Berishën për dosjen CEZ

#rtvora #oranewsbr br Taulant Balla si përfaqësues i maxhorancës në qeverisje i ka dhënë orientimin e parë Strukturës së Posaçme Antikorrupsion, duke kërkuar që mes dosjeve të para të jetë ajo Sali Berishës. Sipas Ballës, ish-kryeministri duhet hetuar për të ashtuquajturën afera CEZ.br br Struktura e Posaçme Antikorrupsion është konceptuar si një institucion jashtë ndikimit politik, por këta të fundit nuk po ngurojnë ti orientojnë punën që në ditën e parë.br br Taulant Balla madje dha edhe emrin e politikanit me të cilin kjo strukturë duhet të nisë punën.br br Balla: Një ndër dosjet e para që unë i kërkoj SPAK duhet të jetë edhe kallëzimi i bëra nga ana e Kuvendit të Shqipërisë lidhur me gjetjet e rapotit të Komisionit Hetimor për privatizimin e OSSH ku janë kallëzuar autoritete të larta të qeverisë së asaj kohe nisur nga ish-kryeministri Sali Berisha.br br Nga Elbasani, Balla kujtoi se ish-kryeministri është kallëzuar nga ana e Kuvendit të Shqipërisë pas Komisionit Hetimor për çështjen, por prokuroria ka vendosur ta mbyllë.br br Balla: Jemi informuar që gjykata këtë çështje do ta shqyrtojë më datë 27 dhjetor, por është e pakuptueshme tashmë që kemi ngritur këtë njësi speciale për të luftuar korrupsionin që kjo dosje të mbyllet pa u hetuar.br br Në të njëjtën ditë kur Presidenti Meta paralajmëroi shqyrtim me vëmendje ligjin e ashtuquajtur të Antishpifjes, Balla përsëriti qëndrimin e maxhorancës se ata do ta miratojnë sërish edhe nësë Kreu i Shtetit do ta kthejë.br br Për më shumë lexoni në: br Follow RTV Orabr br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br br For more content from click HERE www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2019-12-20

Duration: 01:16

Your Page Title