Report TV -Dropull/ Grabitësit hyjnë brenda banesës së dy të moshuarve dhe u marrin paratë

Report TV -Dropull/ Grabitësit hyjnë brenda banesës së dy të moshuarve dhe u marrin paratë

Një grabitje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune në Gjirokastër. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:30, në fshatin Terihat, Bashkia Dropull, ku persona ende të paidentifikuar, kanë hyrë në banesën e V.B., ku ndodheshin dy të moshuara dhe kanë marrë një sasi parash dhe më pas janë larguar.br br Sipas policisë autorët nuk kanë ushtruar dhunë ndaj të moshuarve, por vetëm kanë marrë sasinë e parave. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, ku vijojnë veprimet për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.


User: Report TV

Views: 1

Uploaded: 2019-12-21

Duration: 00:56