Presidenti maqedonas: “Mini-Shengeni”, jofunksional pa të gjitha shtetet

Presidenti maqedonas: “Mini-Shengeni”, jofunksional pa të gjitha shtetet

Presidenti maqedonas Stevo Pendarovski, tha në fjalimin e tij vjetor në parlament se ?Mini-Shengeni? duhet të jetë i plotë me përfshirjen e të gjitha gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, sepse në të kundërt, kjo nismë sipas tij, nuk do të ketë sukses.br br br ?I ashtuquajturi ?Mini-Shengeni? ballkanik duhet të përbëhet nga të gjashtë vendet e rajonit, dhe jo vetëm nga tre. Pra, që nisma të jetë funksionale, duhet të jetë e plotë, ndryshe nuk ka për të funksionuar. Me këtë aleancë nuk kemi të bëjmë as me ?Jugosllavinë e Madhe? dhe as me ?Shqipërinë e madhe?. i ka ikur koha ideologjive të vjetra të shekullit të kaluar, ato duhet arkivuar. ?Mini-Shengeni? na duhet për të përmirësuar jetët tona në Ballkan dhe për të shuar përfundimit konfliktet?, ka deklaruar Pendarovski i cituar nga mediat në Maqedoninë e Veriut.br br Ai është ndalur në mënyrë të veçantë tek nevoja për thellimin e bashkëpunimit mes shteteve dhe largimi nga politikat nacionaliste të së shkuarës, që kanë sjellë luftëra dhe tragjedi. Edhe njohës të çështjeve politike në vendin fqinj ndajnë mendimin se ?Mini-Shengeni?, nuk do të jetë i suksesshëm nëse do të kufizohet në pjesëmarrësit aktualë. Arsimi Sinani nga Qendra për studime ndërkombëtare dhe hulumtime ballkanike, citohet nga Radio Europa e Lirë të pohojë se çdo nismë që do të përjashtonte apo nuk do të përfshinte të gjithë shqiptarët do të jetë e dështuar. Vënien e saj në jetë, sipas tij, e vë në pikëpyetje edhe hezitimi I Malit të zi dhe Bosnje Hercegovines.br br Ndërkohë, partitë politike ne vend thonë se mbështesin çdo nismë rajonale që ka për qëllimin afrimin e shteteve dhe forcimin e bashkëpunimit mes tyre për lehtësimin e lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave, por sipas tyre prioritet kryesore duhet të mbetet angazhimi për anëtarësimin në strukturat euroatlantike.br br Për më shumë vizitoni: br Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV br br Shows HERE: For more content from click HERE: www.top-channel.


User: Top Channel Albania

Views: 0

Uploaded: 2019-12-21

Duration: 01:18

Your Page Title