Google dhe Apple heqin aplikacionin ‘spiun’

Google dhe Apple heqin aplikacionin ‘spiun’

Google dhe Apple kanë hequr një aplikacion mesazhesh nga Emiratet e Bashkuara, të quajtur ToTok, në mesin e pretendimeve se ai përdorej për të spiunuar.br br Për të mos u ngatërruar me kinezin TikTok, ToTok e prezanton veten si një mënyrë të lehtë dhe të sigurt për të chatuar me video apo tekst.br br Sidoqoftë, New York Times ka raportuar për akuza se shërbimi i ngjashëm me WhatsApp, është një mjet spiunazhi për llogari të qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe. ToTok i ka thënë përdoruesve se do të kthehet së shpejti në funksionim.br br Në një postim, ai shkruante se ishte përkohësisht i padisponueshëm në App Store në Apple dhe google Play Store për shkak të një çështjeje teknike.br br Duke cituar burime zyrtare amerikane, New York times raporton se ToTok i jep spiunëve nga Emiratet e Bashkuara Arabe akses tek bisedat e qytetarëve, lëvizjet dhe informacione të tjera personale si fotot.br br Google e hoqi aplikacionin të enjten e shkuar ndërsa apple një ditë më vonë. Sidoqoftë, përdoruesit e ToTok, që e kanë aplikacionin të instaluar në telefonë mund të vazhdojnë ta përdorin.br br br Për më shumë vizitoni: br Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV br br Shows HERE: For more content from click HERE: www.top-channel.


User: Top Channel Albania

Views: 1

Uploaded: 2019-12-24

Duration: 01:02