Report TV - INSTAT: Ekonomia u rrit 3.81% në 3-mujorin e tretë të 2019

Report TV - INSTAT: Ekonomia u rrit 3.81% në 3-mujorin e tretë të 2019

TIRANE- Produkti i Brendshëm Bruto në tremujorin e tretë të vitit 2019 vlerësohet me rritje prej 3,81 , kundrejt tremujorit të tretë të vitit 2018, deklaroi sot INSTAT. br br Degët kryesore të ekonomisë, për tremujorin e tretë të vitit 2019, krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2018, shfaqen si më poshtë: Aktiviteti i Bujqësisë, Pyjeve dhe Peshkimit pati një rritje me 0,87 . Aktiviteti i Industrisë, Energjisë dhe Ujit pati një rritje me 5,85 . Ndikimin kryesor në këtë rritje e ka dhënë Industria nxjerrëse e cila ka shënuar një rritje me 16,56 . br br Ndërsa aktiviteti i Ndërtimit pati rënie me 1,14 , i ndikuar kryesisht nga kompanitë e lidhura me projektin TAP.  Grupi i aktiviteteve Tregti,Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor pati një rritje prej 6,69 , i ndikuar kryesisht nga Tregtia me shumicë, e cila shënoi rritje me 6,25 . br Rënie shënoi edhe grupi i aktiviteteve Informacioni dhe Komunikacioni në masën 0,73 . Aktiviteti Financiar dhe i Sigurimit ka shënuar një rritje prej 12,07 . Aktiviteti i Pasurive të Paluajtshme ka shënuar një rritje prej 5,18 .br br Grupi i Aktiviteteve profesionale dhe Shërbime administrative u shfaq me një rritje prej 9,49 . Grupi i aktiviteteve të Administratës Publike, Arsimit dhe Shëndetësisë pësoi rritje 6,44 . Grupi i aktiviteteve Arte, argëtim dhe çlodhje, Aktivitete të tjera shërbimi pati një rënie të ndjeshme me 24,02 . Ndërsa Taksat Neto mbi produktet u rritën me 4,53 .


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2019-12-24

Duration: 03:49