Këshilli bashkiak i Durrësit miraton projektbuxhetin e 2020 - News, Lajme - Vizion Plus

Këshilli bashkiak i Durrësit miraton projektbuxhetin e 2020 - News, Lajme - Vizion Plus

Këshilli bashkiak i Durrësit ka miratuar unanmisht projektbuxhetin e vitit 2020 . Vlera e këtij buxheti është 2 miliard e 995 milion lekë të reja dhe ashtu siç pritej,  një pjesë e konsiderueshme është parashikuar për eleminimin e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit.10 përqind e shumës totale të buxhetit të vitit 2020, ose më saktë 310 milion lekë të reja, janë parashikuar për rindërtimin e ndërtesave të shembura dhe dëmtuara rëndë.Nga kjo shumë, 150 milion do shkojë për rindërtimin e ndërtesave të shembura, 100 milion për riparimin e fasdave dhe mureve të dëmtuar, ndërsa me 60 milion lekë do të paguhet skuadra prej 100 punëtorësh që ndërmarrja ?Rruga? e bashkisë ka përzgjedhur për kryerjen e punimeve në banesat e dëmtuara.


User: VizionPlusAlbania

Views: 1

Uploaded: 2019-12-24

Duration: 00:52

Your Page Title