Ora News - Gjykata pushon padinë e Agron Tufës ndaj Spartak Brahos

Ora News - Gjykata pushon padinë e Agron Tufës ndaj Spartak Brahos

#rtvora #oranewsbr br Gjykata e Tiranës ka pushuar padinë penale të Afgron Tufës ish--drejtorit të krimeve të komunizmit ndaj deputetit Spartak Braho. Kallëzimi u depozitua në 5 dhjetor nga avokati i Tufës pas një shkrimi në një të përditshme. Por sipas gjykatës avokati që ka depozituar kallëzimin nuk është legjitimbr br Gjykata e Tiranës ka pushuar kallëzimin penal të ish-drejtorit të Institutit të Krimeve të Komunizmit Agron Tufa ndaj deputetit socialist Spartak Braho.br br Vendimi është marrë nga Gjyqtari Sokol Pasho, i cili nuk legjitimoi avokatin e Tufës për ta përfaqësuar.br br Gjyqtari argumenton se prokurën e dorëzuar nga avokati Kujtim Cakrani, Tufa i ka dhënë të drejtë dhe kompetencë të plotë që në emrin dhe në mungesë tij ta përfaqësonte dhe ta mbronte në hetim e gjykim për çështjen penale për të cilën po hetohet.br br Sipas Gjyqtarit në këtë rast Tufa është në cilësinë e akuzuesit, ndërsa kompetencat ia ka dhënë avokatëve lidhur me çështjen penale për të cilat ai hetohet.br br Me këtë argument, me vendimin e 13 dhjetorit, gjyqtari Pasho rrëzon padinë e bërë regjistruar në Dhomën Penale të Gjykatës së Tiranës më datë 5 dhjetor për fyerje dhe shpifje në lidhje me një botim të Brahos në median e shtypit të shkruar.br br Më 3 dhjetor Agron Tufa u largua drejt Zvicrës dhe dha dorëheqjen prej aty nga posti i Drejtorit të Institutit për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmi.br br Në padinë ndaj Brahos përmend deklaratat e tij të bëra ne media ndaj Tufës që i konsideron shpifje dhe fyerje.br br Për më shumë lexoni në: br Follow RTV Orabr br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br br For more content from click HERE www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2019-12-24

Duration: 01:09

Your Page Title