Me shpresë te SPAK/ Qytetarët kërkojnë t’ju jepet zgjidhje tokave të vjedhura

Me shpresë te SPAK/ Qytetarët kërkojnë t’ju jepet zgjidhje tokave të vjedhura

Pritshmëritë për Prokurorinë e Posaçme SPAK janë të larta, dhe qytetarët po e shprehin këtë gjë me denoncime të cilat kanë filluar ti depozitojnë pranë zyrave të prokurorisë anti korrupsion dhe antikrimit të organizuar. Disa qytetarë kanë dorëzuar kallëzime sa i takon çështjes së pronave. Të tjerë kërkojnë hetime për prokurorë dhe gjyqtarët dhe të tjerë kërkojnë ende drejtësinë e pagjetur.br br br Arben Myzeqari është njëri nga denoncuesit që ka shpresë tek SPAK . Ai kërkon hetime për një varg akuzash por në vetvete lidhen me një pronë shtetërore në Fier me sipërfaqe 460 metra katrorë.br br Myzeqari:br br Kam kallëzuar për veprën ?organizatë kriminale?, kam kallëzuar kundërshtarin tim që kam prej 8 vite e gjysmë që luftojmë me të dhe prokurorë dhe gjyqtarë pasi nuk kemi të bëjmë thjeshtë me krimin e vjedhjes së pasurisë private, por më shumë unë tani do të luftoj për pronë shtetërore.?br br Myzeqari ka testuar më herët disa prokurori e tashmë mendon që çështjen e tij mund ta zgjidhe vetëm SPAK.br br Anila: Pse ke pritshmëri nga SPAK-u?br br Unë kam pritshmëri nga SPAK, sepse është i vetmi institucion i cili do të ketë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Vetëm te Amerika kam shpresë dhe mundësisht ti shisja të gjitha dhe të ikja.br br Anila: Të kanë lodhur?br br Jashtë mase (me lot në sy), më kanë lodhur dhe padrejtësisht. Sepse thonë që e drejta e vonuar është e mohuar, mua më është mohuar e drejta. Unë tani nuk kërkoj më drejtësi, unë kërkoj vetëm zbardhjen e të vërtetës.br br Sikurse 55 vjeçari , kallëzime dorëzuan gjatë ditës edhe qytetarë të tjerë, mes tyre Vilson Çobani i cili prej vitesh ankohet në të gjitha gjykatat për gjyqtarët e prokurorët, ndërsa përmes avokatit të tij dorëzoi kallëzim penal edhe Arber Çekaj i cili pretendon se i kanë falsifikuar te dhënat e hyrje daljeve nga sistemi tims.br br Për më shumë vizitoni: br Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV br br Shows HERE: For more content from click HERE: www.top-channel.


User: Top Channel Albania

Views: 7

Uploaded: 2019-12-24

Duration: 02:03