Ora News - Ipeshkvi i Lezhës: Në këtë vend mbizotëron korrupsioni dhe paligjshmëria

Ora News - Ipeshkvi i Lezhës: Në këtë vend mbizotëron korrupsioni dhe paligjshmëria

#rtvora #oranewsbr Krishtlindja është kremtuar edhe në qytetin e Lezhës ku qindra besimtare të krishtere ju drejtuan mbrëmjen e kaluar katedrales së "Shen Nikollit" për të pritur lindjen e Krishtit.br br Mesha e shenjte u udhëhoq nga ipeshkvi i Lezhës Otavio Vitale i cili gjatë fjalës së tij përpara besimtareve tha se tërmeti i 26 nëntorit zbuloi Shqipërinë e vërtete të varfërisë dhe korrupsionit. Sipas tij abuzimi me ndërtimet solli kaq viktima, pasi në këtë vend mbizotëron korrupsioni dhe paligjshmëria.br br "Është detyra e njeriut veçanërisht e atyre që kanë përgjegjësi publike të kujdesen për të në të gjithë përmasën e tij. Këto fjalë marrin peshe të veçantë veçanërisht pas asaj që ndodhi për shkak të tërmetit që solli vdekje dhe shkatërrim. Një tërmet që ka zbuluar Shqipërinë e vërtete të varfërisë dhe korrupsionit sepse kaq shumë vdekje dhe shkatërrim nuk do të kishte nëse ndërtesat e shembura do të ishin ndërtuar, duke ndjekur parametrat e sigurisë. Këtu mbizotëron interesi personal, korrupsioni dhe sjellja e paligjshme që rrezikon jetën e njerëzve. Shpresoj që kjo krishtlindje të zgjojë ndërgjegjen e popullit shqiptar dhe mbi të gjitha të kërkojnë falje ato që shkaktojnë këto fatkeqësi sepse janë të korruptuar dhe nuk interesohen për të mirën e njerëzve" tha Vitalebr br Për më shumë lexoni në: br Follow RTV Orabr br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br br For more content from click HERE www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2020-01-06

Duration: 01:38

Your Page Title