"Mami ne jemi te forte, kemi marre nje shpate dhe po luftojme"

"Mami ne jemi te forte, kemi marre nje shpate dhe po luftojme"

Sot është Krishtlindje dhe emisioni ?Historia ime? ka vendosur që ditën e sotme t?ju gjendet pranë fëmijëve që janë të shtruar në pavionin e Onko-Hermatologjisë pediatrike në QSUT, për t?ju ofruar mbështetje dhe dashuri. Për shkak të problemeve të tyre shëndetësore, festat i kalojnë në spital dhe jo në shtëpitë e tyre. Me lodrat e dyqanit ?Shtëpia e Lodrave?, fëmijët përjetuan një gëzim të madh dhe pavarësisht se shëndeti i ka penalizuar, buzëqeshja dhe shpresa për të ardhmen vërehet në fytyrën e tyre.br br Aleksandri është 10 vjeç dhe është njëri prej fëmijëve që është shtruar prej dy javësh në këtë pavion. Ai është diagnostikuar me leuçemi dhe mjekët i kanë thënë për të shkuar për një mjekim më të specializuar drejt Italisë. Nëna e tij shprehet se e kanë të pamundur nga ana financiare sepse edhe ajo para dy vitesh ka qenë e sëmurë dhe terapitë, mjekimi i kanë varfëruar ekonomikisht.


User: RTV KLAN

Views: 2

Uploaded: 2020-01-06

Duration: 05:12

Your Page Title