Ora News - Pensionistët: 3 mijë lekë nuk mjaftojnë por mirëkuptojmë qeverinë

Ora News - Pensionistët: 3 mijë lekë nuk mjaftojnë por mirëkuptojmë qeverinë

#rtvora #oranewsbr Ndryshe nga një vit më parë, pensionistët këtë fundvit do të përfitojnë 2 mijë lekë më pak shpërblim. Shuma, krahasuar me nevojat është e vogël dhe e pamjaftueshme, por thonë se e mirëpresin vendimin e qeverisë pasi vëmendja më e madhe duhet të shkojë për të prekurit nga tërmeti.br br "Sa pa hiç mirë është"br br "30 mijë lekëshi nuk është asgjë, po meqë ra tërmeti faleminderit dhe me kaq"br br "Do marrim 4 kile mish"br br "Ngushtë qeveria, ngushtë edhe ne"br br Ka edhe nga ata që pritshmëritë i kishin më të larta.br br "Tallet me ne"br br Shuma prej 3 mijë lekësh nisi të shpërndahet të mërkurën, por në pikat e Postës Shqiptare në kryeqytet nuk kishte radhë.br br Nëndrejtori i Institutit të Sigurimeve Shoqërore u kërkon pensionistëve që të respektojnë kalendarin e shpërndarjes përgatitur nga ky institucion.br br "Në datën 26 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që e tërheqin pensionin këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr me datë 6-9 dhjetor. Në datën 27 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që e tërheqin pensionin këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr me datë 10-13 dhjetor. Në datën 28 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që e tërheqin pensionin këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr me datë 14-26 dhjetor. Në datën 30 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që e tërheqin pensionin këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr me datë 17-20 dhjetor. Në datën 31 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që e tërheqin pensionin këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr me datë 21-24 dhjetor".br br Për ata që e marrin pensionin përmes bankës shpërblimi do të kalojë në llogarinë e tyre në datën 26 dhjetor.br br Për më shumë lexoni në: br Follow RTV Orabr br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br br For more content from click HERE www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2020-01-06

Duration: 02:04