Fatos Nano takimet me AMBO dhe Karter - (15 Mars 2000)

Fatos Nano takimet me AMBO dhe Karter - (15 Mars 2000)

Arkiva Lajme - Tv Klan 2000br br Kreu socialist Fatos Nano është takuar sot me drejtuesit e kompanisë AMBO, që të furnizojnë më naftë vendet e korridorit 8. Shpresojmë u shpreh Nano qe me ndihmën tuaj ta kthjmë ballkanin nga Rambo në një rajon AMBO. Projekti naftësjellës që do të lidh Shqipërinë, Maqedoninë dhe Bullgarinë në kuadër të korridorit 8 është financuar nga qeveria amerikane. br br Drejtuesit e këtij projekti kanë deklaruar se janë në fazën përfundimtare të realizimit të tij. Kreu socialist i ka parashtruar atyre shqetësimin editëve të fundit për ndikimin që kërkon të ketë Greqia me portin e Selanikut në korridorin 8. Sipas drejtuesit të kompanisë AMBO korridori 8 tashmë është përcaktuar dhe nuk do të ishtë mirë që të ndryshohen drejtimet që lidhin Adriatikun me Detin e Zi. br br Kreu socialist është takuar edhe me drejtues të qendrës Karter, e cila ka vendosur të drejtoj shqipërinë në hartimin e strategjisë kombëtare të zhvillimit. Ditët e fundit kreu socialist ka shtuar kontaktet me përfaqësues të organizmave ndërkombëtare për të krijuar lobet mbështetëse për konferencën e donatorëve që do të mbahet në Bruksel.tvklan.


User: RTV KLAN

Views: 0

Uploaded: 2020-01-06

Duration: 00:54

Your Page Title