Bashkim Fino - PNUD, rregjistrimi i popullsisë - (17 Mars 2000)

Bashkim Fino - PNUD, rregjistrimi i popullsisë - (17 Mars 2000)

Arkiva Lajme - Tv Klan 2000br br Më në fund shteti shqiptarë është kujtuar të rregjistroj shtetasit e tij. Në të gjitha fushatat elektorale në vitet e tranzicionit janë kontestuar rezultatet e votimit nga partitë politike duke pretenduar manipulimin e listave të zgjedhësve. br br Me një konsensus paraprak të partive dhe me mbështetjen financiare të PNUD-it, prej një million dollarësh deri në 15 korrik emrat e votuesve shqiptar, do të rregjistrohen në rregjistrat formal të shtetit. Pas rregjistrimit shtëpi më shtëpi listat do të verifikohen në gjendjen civile në komuna dhe bashki. Rregjistrimi i votuese përfshin shtetasit me ditëlindje duke nisur që nga viti 1983. br br Pas nënshkrimit të marrëveshjes me PNUD-in, ministri i Pushtetit Lokal Bashkim Fino, tha se duhen edhe 2 milion dollarë për ti pajisur votuesit me një kartë të posaçme votimi, e vlefshme vetëm për raste zgjedhjesh. br br Bashkim Fino, ministri i Pushtetit Lokal:- ?Duhen të paktën dhe nja 2 milion të tjera dollarë për të bërë kartën e votuesit, që do të thotë që çdo qytetar të ketë kartën e tij me fotografi, që do të shërbej për disa lloj votimesh. Nuk duhet të ngatërrohet karta e identitetit me kartën e votimit?. br br Procesin e rregjistrimit të votuesve Fino e cilësoi një process teknik që kërkon përfshirjen e gjithë pushtetarëve lokal për të garantuar zgjedhje normale.tvklan.


User: RTV KLAN

Views: 0

Uploaded: 2020-01-06

Duration: 01:16

Your Page Title