OSBE takimi i partive për zgjedhjet - (20 Mars 2000)

OSBE takimi i partive për zgjedhjet - (20 Mars 2000)

Arkiva Lajme - Tv Klan 2000br br Komisioni i ekspertëve të procesit parazgjedhor kanë nisur sot shqyrtimin e neneve për KQZ të drafit elektoral të paraqitur nga qevria. Por puna ka nisur me nenet 16 dhe 17, që kanë të bëjnë me kompetencat e këtij komisioni dhe jo përbërjen e tij. br br Përfaqësuesi i Partisë së Legalitetit në komisionin teknik është larguar në shenjë proteste nga mbledhja. Ai ka deklaruar se ky është një kurth, duke miratuar më parë kompetencat po bëhet fakt i kryer përbërja e KQZ. Opozita vazhdimisht ka kërkuar çdekretimin nga presidenti Mejdani të anëtarëve të këtij komisioni dhe riformulimin e tij në bazë të parimit të paritetit. br br Ekspertët e OSBE-së kanë deklaruar se kushdo është i lirë të qëndroj apo të largohet. Pas 4 orë diskutimesh komisioni teknik ka kaluar dispozitat që kanë të bëjnë me kompetencat e KQZ sipas një teksti të paraqitur nga OSBE-ja duke përfshirë edhe vërejtjet e të gjitha palëve.tvklan.


User: RTV KLAN

Views: 0

Uploaded: 2020-01-06

Duration: 00:57

Your Page Title