Apartamenti në flakë në Fushë Krujë, fqinjët hapin derën me forcë dhe shpëtojnë të moshuarit

Apartamenti në flakë në Fushë Krujë, fqinjët hapin derën me forcë dhe shpëtojnë të moshuarit

Një apartament është përfshirë nga flakët në Fushë Krujë, ndërsa fatmirësisht nuk ka viktima, pasi çifti i të moshuarve është shpëtuar nga fqinjët. Zjarri përfshiu hyrjen në katin e dytë të pallatit në lagjen "Punëtori" në orët e para të mëngjesit.br br Banorët e lagjes në momentin që kanë parë flakë e tym që dilte nga apartamenti kanë ndërhyrë duke hapur derën me forcë, pasi çifti i të moshuarve Bilbil dhe Vojsava Hoxha ishin në gjumë dhe nuk e kishin ndjerë zjarrin. Ndërhyrja në kohë e fqinjëve që zgjoi të moshuarit duke i nxjerrë nga banesa i shpëtoi nga asfiksimi.Më pas ndërhyrja e policisë dhe zjarrfikëses, por edhe me ndihmën e banorëve bënë të mundur shuarjen e flakëve. Paraprakisht shkak për rënien e zjarrit dyshohet se ka qenë një shkëndijë elektrike nga një kabull.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2020-01-06

Duration: 02:02

Your Page Title