Qeveria rishikon me ulje rritjen ekonomike

Qeveria rishikon me ulje rritjen ekonomike

Shpresat e qeverisë për të arritur një rritje ekonomike për vitin 2019 prej 4.3 siç ishte parashikuar fillimisht në buxhetin e këtij viti janë zbehur, duke bërë që me një vendim të fundit ku ka miratuar Strategjinë e Borxhit Publik, të rishikojë me ulje rritjen e prodhimit kombëtar.br br Për 2019-n vlerësohet se rritja ekonomike do të jetë në nivelin 3, më poshtë se norma 4.1 që ishte një vit më parë, e duke iu afruar në këtë mënyrë vlerësimeve të bëra nga institucionet financiare ndërkombëtare: Fondi Monetar dhe Banka Botërore.br br Me ulje është rishikuar edhe ritmi i rritjes përgjatë viteve të ardhshme. Kështu, për vitin 2020, 2021 dhe 2022 rritja do të jetë në nivelin 4, ndërsa më parë projektohej që pas 3 vjetësh të arrinte mbi 4.5.br br Viti 2019 ishte i vështirë sa i takon prodhimit të energjisë elektrike, çka rezultoi një rënie të prodhimit kombëtar ndërsa pesha e eksporteve vendase shënoi ulje, e prekur edhe nga recesioni i partnerit kryesor tregtar Italisë.br br Turizmi kontribuoi pozitivisht në ekonomi edhe këtë vit, por situata politike zbehu për një periudhë kohe fuqinë blerëse, sipas vlerësimeve të Bankës Botërore dhe Fondit.br br Ulja e rritjes ekonomike, kërcënon kështu edhe tagrin e qeverisë për të ulur në 65.5 të Prodhimit të Brendshëm Bruto nivelin e borxhit publik.


User: RTV KLAN

Views: 0

Uploaded: 2020-01-06

Duration: 01:19