Report TV -Lleshaj falenderon policët në shërbim: Ky vit u prit në mënyrën më dinjitoze

Report TV -Lleshaj falenderon policët në shërbim: Ky vit u prit në mënyrën më dinjitoze

Ministri i Punëve të Brendshme Sandër Lleshaj doli në sheshin "Skënderbej" për të falenderuar të gjitha forcat e policisë që natën e ndërrimit të viteve e pritën në shërbim të sigurisë së qytetarëve. Urimi dhe falenderimi i tij shkoi edhe për ekipet mjekësore e të forcave zjarrfikëse. Ai tha se fatmirësisht ky vit nuk shënoi incidente dhe se nuk pati 'zhurmë' duke ju referuar kontrolleve t ëshumta që policia ka zhvilluar këto ditë festash për të mos lejuar tregtimin e mjeteve pirroteknike, të ndaluara me ligj.br br "Besojmë që ky vit është i pritur në mënyrën më dinjitoze të mundshme pa shumë zhurmë më shumë gëzim e lutmuri", tha Lleshaj.br br "Kam ardhur t'i them faleminderit këtyre njerëzve që shërbejnë për sigurinë e të gjithë shqiptarëve", tha Lleshaj.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2020-01-06

Duration: 00:46

Your Page Title