Aksidenti në punë, identifikohet 35 vjeçari në Korçë - News, Lajme - Vizion Plus

Aksidenti në punë, identifikohet 35 vjeçari në Korçë - News, Lajme - Vizion Plus

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në juglindje. Në momentet e punës koka e shkarkuesit të betonit të një mjeti betonier ka zënë poshtë një punëtor duke e lënë të vdekur atë në qytetin e Korçës. Ngjarja ka ndodhur afër Pazarit të vjetër të qytetit, afër terminalit të qytetit.Punëtori ishte duke punuar në katin e katërt në kantierin e një qendre multifunksionale në momentin kur ka ndodhur ngjarja. Menjehrë në vend kanë mbëritur forçat e policisë por edhe ambulanca që kanë bërë të mundur heqjen e kokës se betonieres nga trupi i viktimës.Punëtori 35- vjeçar, Elvis Josifi i cili u aksidentua në kantierin në Korçë ka ndërruar jetë në vend pasi edhe goditja ka qënë e fortë. Policia ka mbëritur menjeherë në vendin e ngjarjes duke shoqëruar drejtuesin e betonieres dhe grupi hetimor është duke punuar për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes.


User: VizionPlusAlbania

Views: 1

Uploaded: 2020-01-06

Duration: 01:01

Your Page Title