RTV formularët për licensa - (25 Mars 2000)

RTV formularët për licensa - (25 Mars 2000)

Arkiva Lajme - Tv Klan 2000br br Telemania e shqiptarëve është zgjeruar këto vitet e fundit, me dhjetra stacione televizive ka zbritur këto ditë në tryezën e këshillit Kombëtar të Radio Televizioneve, entit i cili do të shpërndaj edhe licensat. Që nga 20 Dhjetori i vitit 1995 kur në ekranin e vogël u shfaqën stacionet e para televizive numri i tyre ka ardhur në rritje. Vetëm në Tiranë transmetojnë mbi 15 stacione televizive private. Ndërsa në rrethet kryesore funksionojnë dhjetra të tilla. Për të shmangur kaosin e frekuencave dhe interferencave KKRTV ka hartuar formularët dhe procedurat për aplikim, për trasmetimet radio FM dhe televizive kombëtare e lokale. br br Gjatë kësaj jave rreth 45 radio televizione private kanë tërhequr formularët pranë Këshillit Kombëtar të Radio Televizioneve të cilat shënojnë nisjen e procesit të licensimit. Formularët duhet të tërhiqen brenda 31 Marsit, ndërsa afati i fundit për dorzimin e kërkesave është data 11 Maj. br br Parashikohet që gjatë muajit korrik të shpërndahen licensat për RTV lokale e private. Ndër kërkesat kryesore që duhet të plotësojnë objektet aplikuese për të përfituar licensën kombëtare janë, asnjëri prej bashkëpronarëve në RTV nuk duhet të zotëroj mëse 40 të aksioneve, duhet që ky transmetues të mbuloj me sinjal rreth 70 të territorit shqiptar. br br Për licensat e televizioneve kombëtare, licensa është 8 vjeçare, ndërsa për radiot kombëtar kohëzgjatja është 6 vjeçare. Taksa vjetore e licensës është 500 mijë lekë ndërsa depozitat bankare mbi 100 milion lekë. Gara e licensave të RTV ka vetëm mëse një jave që ka nisur ndërkohë që janë mbi dhjetra RTV që kanë shprehur dëshirën të përfitojnë licensën kombëtare.tvklan.


User: RTV KLAN

Views: 2

Uploaded: 2020-01-06

Duration: 01:50