Reshjet e dëborës zbardhin Malin e Tomorrit dhe Skraparin

Reshjet e dëborës zbardhin Malin e Tomorrit dhe Skraparin

Dëbora e parë që ka vijuar e pandërprerë prej disa orësh, ka zbardhur Malin e Tomorrit, Teqenë e Abaz Aliut dhe qytetin e Skraparit.br br br Siç shihet edhe në foto e video, bora ka zbardhur të gjithë zonën e Tomorit, që frekuentohet edhe në stinën e dimrit nga turistë të shumtë. Peizazhi dimëror që ofron Tomori është një ndër atraksionet kryesore dimërorë të qarkut të Beratit,që në çdo stinë ka interes të lartë nga vizitorët.br br E zbardhur nga dëbora është edhe Teqeja e shenjtë e Abaz Aliut, që pret e përcjell çdo vit mijëra pelegrinë në javën e shenjtë. Edhe qyteti i Skraparit është mbuluar nga flokët e borës,që shihen mbi taracat e shtëpive,në gjethet e pemëve e në lulishten e qytetit.br br Si pasojë e reshjeve të rëna gjatë ditës,në Malin e Tomorrit trashësia e dëborës arrin në disa centimetër,ndërkohë që në rrugët e qytetit të Skraparit është e papërfillshme. Edhe pse drejt Malit të Tomorrit dhe Teqesë së Abaz Aliut dëbora ka arritur në disa centimetra,rruga është e kalueshme dhe makinat qarkullojnë pa probleme,ndërkohë që temperatura në mal ka arritur në minus 1 gradë celsius pasditen e sotme.br br Për më shumë vizitoni: br Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV br br Shows HERE: For more content from click HERE: www.top-channel.


User: Top Channel Albania

Views: 3

Uploaded: 2020-01-06

Duration: 00:53

Your Page Title