5 te lenduar nga stuhia

5 te lenduar nga stuhia

Një ditë pas stuhisë së pazakontë që goditi disa qytete të vendit, situata paraqitet e qetë. Në kryeqytet qarkullimi i automjeteve ka vijuar normalisht. Pemët, shtyllat elektrike apo objektet e rrëzuara nga era e fortë janë larguar nga rrugët. br Si pasojë e stuhisë 5 persona kanë mbetur të lënduar nga rënia e objekteve të ndryshme. Burime nga spitali i Traumës bëjnë me dije se qytetarët u paraqiten me lëndime në trup, por pas marrjes së mjekimit ata kanë lënë mjediset e spitalit.br Sinoptikanët thonë së të martën intensiteti i erës do të zvogëlohet, por temperaturat do të vijojnë të ulen.br ?Vlerat minimale do të jenë -12?c kryesisht në zonat veri-lindore dhe veriore të territorit shqiptar, ndërsa max 12?c gjatë ultësirësh perendimore. Java pothuajse do të mbyllet me mot të kthjellët edhe pse në zonat e thella malore do të ketë reshje debore. br Autoriteti Rrugor ka njoftuar se qarkullimi po realizohet normalisht dhe pa zinxhirë në të gjitha akset e vendit.br Ndërkohë që vijon puna për pastrimin e akseve dhe kriposjen në vendet ku ka ngrica dhe akull nga temperaturat e ulëta. br Nga Autoriteti Portual Durrës, mësohet se dy tragete janë nisur nga Durrësi drejt Barit sot rreth orës 00:40 dhe tashmë po ankorohen në portin italian.


User: RTV KLAN

Views: 0

Uploaded: 2020-01-06

Duration: 01:05