Report TV zbardh kandidimet për stafin e ri të kryeprokurorit Olsian Çela

Report TV zbardh kandidimet për stafin e ri të kryeprokurorit Olsian Çela

TIRANE- Gazetari i Report Tv Arsen Rusta zbardh kandidimet për stafin e kryeprokurorit të ri Olsian Çela. Arenc Çela dhe Olgert Rumniçi kandidojnë për ndihmës-magjistratë. Olsi Dado kandidon për drejtues të Marrëdhënieve me Jashtë për postin e shefit të Dekriminalizimit, të cilin më herën e ka mbajtur kreu i SPAK, Arben Kraja. br br Ish-prokurorja e Krimeve të Rënda, Pranvera Pustina kandidon për shefe kabineti.br br Burime bëjnë me dije se komandimet do të bëhen brenda kësaj jave, ndërsa Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka mbyllur garën një ditë më parë.br br Prokurori i ri i Përgjithshëm Olsian Çela u zgjodh me një mandat 7 vjeçar me votat e parlamentit. Çela erdhi në këtë post duke zëvendësuar Arta Markun, e cila me një mandat të përkohshëm dy vjeçar u largua për të vazhduar karrierën e saj si gjyqtare Apeli në Tiranë.


User: Report TV

Views: 9

Uploaded: 2020-01-07

Duration: 04:10