Ora News - Dëbimi i turkut, avokatët kërkojnë informacion për rrugën e ndjekur ndaj Harun Çelik

Ora News - Dëbimi i turkut, avokatët kërkojnë informacion për rrugën e ndjekur ndaj Harun Çelik

#rtvora #oranewsbr br Avokatët e mësuesit turk të larguar nga Shqipëria Harun Çelik, i janë drejtuar ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit me një shkresë zyrtare për t'i kërkuar informacion lidhur me procedurën e ndjekur për klientin e tyre.br br Alban Bengasi dhe Elton Hyseni i kërkojnë autoriteteve të informohen nëse largimi i mësuesit turk është dëbim apo deportim drejt Turqisë.br br Avokatët kanë ngritur pretendimet për rrugën e ndjekur nga autoritetet, dhe për faktin se dokumentet janë plotësuar me 1 janar në një kohë kur institucionet ishin edhe pushim. Ata pretendojnë ndër të tjera se Çelik është shprehur se i rrezikohej jeta në shtetin turk dhe nuk duhet të dorëzohej atje.br br Ndërkohë, para Gjykatës së Tiranës pritet të dalë shtetasi turk Selami Simsek, i arrestuar në të njëjtën ditë me Harun Çelik në Rinas, me një pasaportë false kanadeze. Ky i fundit kishte prerë një biletë për udhëtim drejt Torontos, ndërsa pasaporta e falsifikuar kishte si afat përfundimtar muajin prill të vitit 2020.br br Ai dyshohet se ka kërkuar azil politik në Shqipëri, duke ndjekur të njëjtën procedurë si miku i tij i larguar drejt Turqisë. Simsek do të dalë në Gjykatën e Tiranës në datë 15 janar ku do të gjykohet nga gjyqtari Ahmet Metalian për akuzën "falsifikim pasaporte" e ngritur nga prokurorja Anila Galaxhi.br br Çelik dhe Simsek u arrestuan në Rinas me dokumente false teksa hynin tranzit me pasaportë turke, por me vizë kanadeze false të falsifikuar. Çelik pas përfundimit të dënimit me burg prej 5 muajsh largua drejt Turqisë ku akuzohet se është pjesë e lëvizjes opozitare Gyleniste.br br Për më shumë lexoni në: br Follow RTV Orabr br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br br For more content from click HERE www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2020-01-07

Duration: 01:36