Vritet me snajper biznesmeni 47-vjeçar

Vritet me snajper biznesmeni 47-vjeçar

Një ngjarje e rëndë tronditur qytetin e Rrëshenit paraditen e kësaj të marte, pasi një 47-vjeçar është ekzekutuar më një plumb në kokë. Viktima është Kastriot Reçi që shihni në këtë foto, biznesmen i njohur në zonën e Mirditës. br Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11 të së martës në momentin që 47-vjeçari doli nga lokali i tij për të hipur në më pas në makinë. Pak minuta pas vrasjes, policia ka gjetur në tarracën e një pallati një armë të pajisur me snajper me të cilën dyshohet se u qëllua 47-vjeçari. br Në vendngjarje kanë shkuar dy prokurorë të Lezhës dhe forca të shumta policie që kanë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorëve të dyshuar.br Policia e Lezhës ka vendosur një shpërblim prej 2 milionë lekësh për çdo informacion që do të çonte në zbulimin e autorëve. Dy vite më parë në Itali u ekzekutua edhe vëllai i viktimës, 47-vjeçari, Gasper Reçi i cili dyshohej të merrej me veprimtari të paligjshme. br Viktima më herët ka qenë edhe bashkëpronar i një televizioni lokal në qytetin e Lezhës, të cilit nuk i ishte rinovuar licenca në 2018-ën. Kohët e fundit 47-vjecari kishte në pronësi një lokal në qendër të qytetit të Rrëshenit.


User: RTV KLAN

Views: 7

Uploaded: 2020-01-07

Duration: 01:07