Gjermania tërheq një pjesë të forcave nga Iraku

Gjermania tërheq një pjesë të forcave nga Iraku

Ushtria gjermane njoftoi më 7 janar se do të tërheqë një pjesë të trupave të saj nga Iraku.br br br Ushtarët gjermanë janë në një mision trajnimi për ushtarët irakianë. Gjermania tha se forcat e saj do të vendosen në Jordani dhe Kuvajt.br br Vendimi u mor për shkak të tensioneve midis SHBA dhe Iranit pas vrasjes së gjeneralit iranian, Qasem Soleimani. Përveç ushtarëve pranë Bagdadit, Gjermania ka trupa në rajonin e Kurdistanit në Irak, ku ata trajnojnë forcat lokale të sigurisë.br br Qeveria gjermane tha se forcat mund të zhvendosen përsëri në Irak, nëse misioni i tyre i trajnimit rifillon.br br Parlamenti irakian ka thënë se dëshiron tërheqjen nga Iraku të koalicionit ndërkombëtar ushtarak të udhëhequr nga SHBA-ja, që lufton militantët e grupit ekstremist të ashtuquajtur Shtetit Islamik (IS) në Siri dhe Irak.br br Ministri i Jashtëm gjermna, Heiko Maas, i tha transmetuesit publik ZDF se ai ishte i shqetësuar për mundësinë e ringjalljes së mundshme të Shtetit Islamik, nëse trupat e huaja largohen shpejt nga Iraku.br br ?Askush nuk e dëshiron atë?, tha ai. Më 3 janar, Shtetet e Bashkuara përmes sulmeve ajrore vranë udhëheqësin e forcës Kuds të Iranit, Qasem Soleimani.br br Irani ka kërcënuar se do të hakmerret ashpër. Uashingtoni e ka fajësuar Soleimanin për vrasjen e trupave amerikane në Irak dhe e ka akuzuar atë për komplot për sulme të reja pak para vrasjes së tij, javën e kaluar pranë aeroportit të Bagdadit.br br Soleimani ka udhëhequr milicitë iraniane në konfliktet në Siri, Irak, Liban dhe Jemen. Shtetet e Bashkuara e kanë konsideruar si ?terrorist?.br br Për më shumë vizitoni: br Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV br br Shows HERE: For more content from click HERE: www.top-channel.


User: Top Channel Albania

Views: 1

Uploaded: 2020-01-07

Duration: 01:34