Ralf Gjoni: PD-LSI s'janë më opozitë, por aleatë të Ramës, pasi nuk duan listat e hapura

Ralf Gjoni: PD-LSI s'janë më opozitë, por aleatë të Ramës, pasi nuk duan listat e hapura

TIRANE-E ndërsa duket se ka një pakt mes PS-së dhe PD-së për të mos ndryshuar sistemin zgjedhor, deputeti opozitar Ralf Gjoni në një prononcim për gazetaren e Report Tv, Klesiana Omeri akuzon se partia më e madhe në opozitë dhe partitë e tjera jashtë parlamentit se duke pranuar që të mos ndryshojë sistemi zgjedhor janë kthyer në aleatë të kryeministrit Edi Rama për të ruajtur bajraktarizmin e listave të mbyllura.br br "Unë nuk kam asnjë qëndrim për deklaratat e Ramës dhe Bashës, pasi janë bërë si kandidatët për Oscar. Sai përket qëndrimeve të fundit të partive jashtë parlamenti për mos ndryshimin e sistemit, është e qartë, se këta janë të tre bashkë. Nuk mund të quhen opozitë, por aleatët më të denjë të Ramës për mbajtjen e bajraktarizmit. Prioritetet për këtë vit janë hapja e listave dhe nisja e punës së SPAK-ut. Kemi që në mars të vitit të kaluar që flasim për marrëveshje të fshehta mes tyre, nuk do të ketë marrëveshje.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2020-01-10

Duration: 02:19

Your Page Title