Ishte dënuar me burgim të përjetshëm, lirohet Endrit Dokle i bandës së Durrësit

Ishte dënuar me burgim të përjetshëm, lirohet Endrit Dokle i bandës së Durrësit

#rtvora #oranewsbr br Gjykata e Krujës ka liruar nga burgu ish-anëtarin e Bandës së Durrësit Endrit Dokle i dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda me burgim të përjetshëm vendim që është lënë në fuqi edhe nga shkallët e tjera të gjyqësorit.br br Avokatët mbrojtës kanë kërkuar lirimin e të dënuarit duke konvertuar dënimin e burgimit të përjetshëm me 25 vite burg, me pretendimin se pjesën më të madhe e ka shlyer.br br Me këtë argument avokatët kanë kërkuar shuarjen e dënimit përjetë dhe lirimin në provë të të pandehurit për një periudhë 5-vjeçare.br br Mësohet se kërkesa është kundërshtuar nga prokurorët e Krujës, duke pretenduar se për Doklen ka një vendim të formës së prerë në 2014 që e dënonte për burg përjetë për pjesëmarrjen në grup të strukturuar dhe vrasje. përfaqësuesit e akuzës kanë kërkuar që i dënuari të vijojë të qëndrojë në burg dhe të vuajë dënimin ndërsa gjatë procesit kanë kërkuar edhe përjashtimin e gjyqtares me argumentin se kërkesa duhej rrëzuar pasi nuk plotësonte kushtet ligjore.br Për më shumë lexoni në: br Follow RTV Orabr br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br br For more content from click HERE www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2020-01-14

Duration: 01:59

Your Page Title