Reforma Zgjedhore, Bylykbashi: Preferoj sistemin mazhoritar

Reforma Zgjedhore, Bylykbashi: Preferoj sistemin mazhoritar

Përfaqësuesi i PD për Reformën Zgjedhore, Oerd Bylykbashi thotë se demokratët kanë disa propozime si duhen garantuar zgjedhjet e lira dhe të ndershme. I ftuar në emisionin ?Opinion? në Tv Klan, Bylykbashi u shpreh se opozita ka identifikuar disa probleme me zgjedhjet.br br ?Nuk mund të jetë zgjidhje që Partia Socialiste merr në kontroll administratën zgjedhore duke vënë militantët e saj. Ne kemi listat e zgjedhëve, sistemin e adresave, që kanë të bëjnë me mënyrën si manipulohen listat e zgjedhësve?.br br Bylykbashi ka treguar edhe cilat janë disa nga propozimet e PD-së, të cilat selia blu do t?i paraqesë në tryezën e dialogut PS-PD-LSI, ku bën pjesë edhe Rudina Hajdari si përfaqësuese e opozitës parlamentare.br br ?Roli i policisë duhet rritur, roli i Prokurorisë duhet rritur. Brenda këtyre dy muajve do të paraqesim të gjitha propozimet tona?, theksoi ai.br br I pyetur nga drejtuesi i emisionit Blendi Fevziut, nëse opozita është dakord për ndryshimin e sistemit zgjedhore, Oerd Bylykbashi u shpreh: ?Unë për veten time preferoj mazhoritar. Përballem drejtpërdrejt, nuk më vjedh shoku im i listës. Nuk bëhem deputet në Facebook duke ndenjur nga shtëpia?.


User: RTV KLAN

Views: 0

Uploaded: 2020-01-14

Duration: 05:30

Your Page Title