Tempora - Rama dhe Basha drejt zgjedhjeve të parakohshme... - 14 janar 2020

Tempora - Rama dhe Basha drejt zgjedhjeve të parakohshme... - 14 janar 2020

Në Tempora, sonte ora 21.00, në RTV Ora, live në facebook, youtube dhe Radion Ora News 96,7MgHzbr br A do të bëhet ky vend? Dhe si?br br Nuk ka më kohë për të pyetur në eter.br br Edhe pas 30 vjetësh, suksesi i politikës shqiptare mbetet kalimi me entuziazëm shkatërrues nga marrëveshja në marrëveshje...br br Sot, aktorët politikë, që përjashtuan me forcë çdo zgjidhje me vjedhësit e votës, shkatërruesit e institucioneve dhe djegësit e mandateve, me bekimin ndërkombëtar u ulën.br br Për një reformë zgjedhore.br br Pse duhen besuar kësaj here përsëritësit kronikë?br br Dhe a kanë një plan tjetër veç ikjes, shqiptarët e angazhuar?br br Oerd Bylykbashi PDbr br Adnor Shameti PSbr br Dashamir Shehi LZHKbr br Pano Soko Nisma Thurjebr br Rezart Prifti Pedagogbr br Ergys Mertiri Pedagogbr br Çfarë thonë shqiptarët e thjeshtë të betejave të përditshme me kostot e jetesës dhe pasojave të tërmetit?br br Si e sheh Genc Sejko të ardhmen e Shqipërisë mes marrëveshjeve politike e ligjeve antishpifje?br br Vendi i traumave të mëdha ka nevojë të buzëqeshë e qeshë. Shumë madje. Ndoshta për këtë komedia Boing Boing e Kiço Londos theu çdo rekord shfaqjeje duke tejkaluar edhe të famshmin Pallati 176.br br Gentian Zenelaj, Amos Zaharia, Rudina Dembacaj dhe aktoret e tjera të trupës së talentuar, sonte për të dëshmuar arsyet e suksesit të jashtëzakonshëmbr br Kohët që jetojmë? Siç thosh një mendje e ndritur dikur, ishin kohët më të këqija, ishin kohët më të mira.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2020-01-15

Duration: 02:29:48

Your Page Title