“Zgjerimi nuk është tabu”/ Komisionieri në Shkup: Lajme të mira për 2 vendet

“Zgjerimi nuk është tabu”/ Komisionieri në Shkup: Lajme të mira për 2 vendet

Komisioneri europian i zgjerimit, Oliver Varhelyi, deklaroi në Shkup se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë të gatshme për fillimin e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Evropian.br br br Pas takimit me kryeministrin maqedonas, Oliver Spasovski, Varhelyi tha se pret që vendet anëtare të bllokut të marrin një vendim përpara samitit BE-Ballkani Perëndimor, që duhet të mbahet në Zagreb në muajin maj.br br ?Kam një lajm të mirë për integrimin e Ballkanit Perëndimor: procesi do të vazhdojë. Për ta bërë këtë, ne duhet t?i shpejtojmë proceset dhe t?i bëjmë ato më të sigurta. Për Komisionin e ri Europian, zgjerimi nuk është tabu, është një përparësi. Punën time do t?ia përkushtoj pikërisht arritjes së zgjerimit?, ka thënë Varhelyi.br br Nga ana tjetër, Spasovski tha se Varhelyi e ka njoftuar se Komisioni Evropian, deri në fund të muajit, do të dalë me një metodologji të re për negociatat e pranimit. Tetorin e vitit të kaluar, BE-ja nuk e miratoi nisjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, me gjithë rekomandimin e Komisionit Evropian se ato i kishin përmbushur kushtet. Vendimi u bllokua nga Franca, që kërkoi reformat ë mëtejshme nga të dy vendet, por këmbënguli në të njëjtën kohë edhe për reformën të vetë procesit të zgjerimit.br br Për më shumë vizitoni: br Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV br br Shows HERE: For more content from click HERE: www.top-channel.


User: Top Channel Albania

Views: 0

Uploaded: 2020-01-16

Duration: 01:07