Disko Lajme - (9 Prill 2000)

Disko Lajme - (9 Prill 2000)

Arkiva Lajme - Tv Klan 2000br br Dje romët festuan ditën e tyre ndërkombëtare. Në këtë festë fëmijët romë bënë thirrje të ndalohej diskriminimi rracor, por vetë ata në këtë ceremoni në vend ti këndonin dorës së tyre i thurën lavde dorës së bardhë. Dhe në këto raste po nuk deshe veten nuk të do askush, këtë e konfirmon edhe kryetari i grupit socialist Gramoz Ruçi. Por Ruçi nuk e ka provuar se ç?dashuri ka opozita jo vetë për vete. Shihni dorën e ngrohtë të Berishës në supin e gazetares. br br Javën e kaluar shikuesit tonë i mungoj konferenca e shtypit e kryetarit të PDK Zef Bushati, për të mos ja harruar portretin ju ftojmë të ndiqni pamjet e një mbledhje tjetër partie. br br Ambasadori i OSBE-së Ahrens, e pati të vështirë këtë javë kur shkoi tek zyra e Nanos në PS. Nëpër shkallë ai harroi sinjalin, a të hipte në katë të dytë dhe të trokiste dy herë, a të hipte në kat të tretë dhe të trokiste tre herë. Megjithatë këshilla jonë është përsëritja të paktën 6 herë. br br Dhe së fundmi të nderuar shikues një njoftim. Njoftohet presidenti i republikës Mejdani të vijë pranë kompanisë Klan të tërheq paratë për spotin. Nëse për reklamat e tjera ne kemi paguar misse, spotin tonë këtë radhë e bëri vetë Rexhep Mejdani.tvklan.


User: RTV KLAN

Views: 0

Uploaded: 2020-01-16

Duration: 03:02