Njëmbëdhjetë ushtarë amerikanë u plagosën në sulmet e Iranit

Njëmbëdhjetë ushtarë amerikanë u plagosën në sulmet e Iranit

Ushtria amerikane tha se 11 pjesëtarë të saj janë plagosur nga sulmet e Iranit në një bazë të saj në Irak, edhe pse presidenti i Shteteve të Bashkuara ka thënë më herët se asnjë amerikan ?nuk është dëmtuar? në incident.br br br ?Asnjë shërbyes amerikan nuk është vrarë më 8 janar, por disa prej tyre kanë pësuar goditje në kokë?, tha zëdhënësi i Komandës Qendrore amerikane, Bill Urban.br br Ai shtoi se ushtarët e plagosur janë dërguar për trajtim në Gjermani dhe Kuvajt dhe se do të kthehen në detyrë kur të vlerësohet se është e përshtatshme.br br Rreth 1,500 ushtarë amerikanë kanë qenë në bazën Al-Assad në kohën kur është sulmuar.br br Shumica e tyre kanë hyrë në bunkerë pasi janë njoftuar për raketat që janë hedhur.br br Irani ka sulmuar dy baza të ushtrisë amerikane në Irak pasi një komandant i tij ushtarak është vrarë nga SHBA-ja më 3 janar.br br Në adresimin e 8 janarit, Trump ka thënë se ?asnjë amerikan ose irakian? nuk është vrarë në sulmet e Iranit dhe se dy bazat e sulmuara kanë pësuar ?dëme minimale?.br br Për më shumë vizitoni: br Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV br br Shows HERE: For more content from click HERE: www.top-channel.


User: Top Channel Albania

Views: 0

Uploaded: 2020-01-17

Duration: 00:53

Your Page Title