Ju kishte marrë malli për Elsa Lilën? Artistë shqiptarë e italianë solidarizohen për tërmetin

Ju kishte marrë malli për Elsa Lilën? Artistë shqiptarë e italianë solidarizohen për tërmetin

#rtvora #oranewsbr br Artistë shqiptarë me karrierë të sukseshme në Itali e artistë italianë janë bashkuar këtë të shtunë në Romë në një koncert solidariteti të titulluar "Artistë per Shqipërinë" , në ndihmë të banorëve të zonave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.br br Në sallën akademike të Institutit papal të muzikës së shenjtë fetare në zemër të Romës antike, mjaft pranë sheshit Navona, këngëtarët shqiptarë Elsa Lila me kuartetin e saj, Hersi Matmuja e Iliria Trio, mezzosoprano Irida Dragoni, soprano Flavia Matmuja, pianistja Kozeta Prifti, soprano Ana Lushi, e artistët italianë tenori Angelo Forte, baritoni Piero Terranova, e soprano Elena Lo Forte e Bianca D Amore performuan arie të muzikës së Mozart, Verdit, Vivaldit, të kompozitorëve shqiptarë si Simon Gjoni, Prenk Jakova e këngë tradicionale shqiptare e arbëreshe.br br "Jemi mbledhur sot për të dhuruar për popullin shqiptar më të mirën e vetëvetes", u shpreh në hapje të këtij eventi Don Pasquale Ferraro, prifti i Kishës së Shqiptarëve "San Giovanni della Malva" në Romë.br Për më shumë lexoni në: br Follow RTV Orabr br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br br For more content from click HERE www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 5

Uploaded: 2020-01-17

Duration: 01:33

Your Page Title