Iljazaj: Marrëveshja për reformën zgjedhore produkt ndërkombëtar, opozita e re e detyruar ta votojë

Iljazaj: Marrëveshja për reformën zgjedhore produkt ndërkombëtar, opozita e re e detyruar ta votojë

#rtvora #oranewsbr Ervis Iljazaj, kryeredaktor i gazetës "Liberale" e sheh tryezën për reformën zgjedhore produkt të ndërkombëtare.br br I ftuar në "Ekopolitikë" në Rtv Ora ai thotë se cilido të jetë produkti i saj opozita parlamentare do të jetë e detyruar ta votojë në Kuvend, pavarësisht rezistencës së tyre për ndryshimin e sistemit.br br Ervis Iljazaj: Kjo marrëveshje është e detyruar nga ndërkombëtarët, nuk ka asnjë pikë dyshimi. Nëse do ta masim ekzistencën politike të politikanëve në botë me koherencën e tyre 70 e politikanëve nuk do të ishin më. Në politikë ka kohë të caktuara për gjëra të caktuara. Nga djegia e mandateve deri më sot e konsideroj një fushatë të gjatë elektorale. Nëse opozita nuk do bënte ato aksione akoma do kishim dyshime nëse u vodhën votat apo jo, akoma do kishim dyshime nëse kriminelët janë futur në parlament apo kishin lidhje kaq të forta me politikën. Shumica e deputetëve të opozitës së re do të aprovojnë se s'bën çfarëdo gjëje që do të dalë nga ajo tryezë. Është e negociuar nga ndërkombëtarët dhe deputetët e opozitës janë krijesë e ndërkombëtarëve në pjesë më të madhe të tyre. Sigurisht do të jenë të detyruar të aprovojnë, ndoshta jo të gjithë por shumica e tyre. Këtu do të jemi me 15 mars dhe do ta gjykojmë.br br Andi Përmeti: Unë nuk di ndonjë ndërkombëtar të ketë ndryshuar kaq fuqishëm këto kohë. Kur ndërkombëtarët na pëlqejnë i dëgjojmë, kur nuk na shkojnë janë të korruptuar. Për mua tryeza është pozitive, por nuk duhet të ngrejmë në piedestal inkoherencën. Ata u ulën me atë hajdut votash, Damian Gjiknurin. Një njeri kur gënjen Perëndinë, njerëzinë e ka kollaj ta gënjejë. Duke u betuar për kishë të Laçit se nuk do të ulen. Halli është si të bëhemi koherent për të rrëzuar mazhorancën, jo për ta mbrojtur atë.br br Për më shumë lexoni në: br Follow RTV Orabr br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br br For more content from click HERE www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2020-01-17

Duration: 06:22

Your Page Title