Ligji per prokurorine, partite serish ne negociata

Ligji per prokurorine, partite serish ne negociata

Pas katër muajsh, grupet e punës së pozitës e opozitës në Maqedoninë e Veriut, javën që vjen, sërish do të ulen në tavolinë për t?i përafruar qëndrimet rreth Ligjit për Prokurorinë Publike. Përpjekjet për intensifikimin e bisedimeve vijnë pas mesazheve të Komisionerit të BE-së Oliver Varhelyi, i cili u bëri thirrje partive politike që përbërja aktuale e Kuvendit ta miratojë këtë ligj.br br ?Është e saktë se kemi biseduar me Komisionerin e BE-së rreth miratimit të këtij ligji dhe ai tha se miratimi i tij, nuk është kusht që Maqedonia e Veriut të marrë datën e negociatave, por do të ishte një rekomandim para Këshillit Evropian se kemi një progres serioz?, tha Spasovski.br br VMRO-DPMNE-ja ka konfirmuar se u është dorëzuar një propozim ligj i ri, i cili, siç thonë është duke u shqyrtuar nga ekipi i ekspertëve partiak. Sipas tyre edhe në tekstin e ri të propozim ligjit ka dispozita me të cilët nuk pajtohen.br br ?Aq sa munda ta shoh këtë propozim ligj, sërish po lihet një tentativë ligjore që ekipi i PSP-së, pas të cilës mbetën shumë kontraverza, të inkorporohet në ekipin e Prokurores për Korrupsion dhe Krim të Organizuar Vilma Ruskovska, ku shihet qartë se tani paraqitet si zëvendësim i Katica Janevës?, tha MILOSHOSKI, deputet e VMRO-së.br br Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi ka bërë të ditur se Ligjin për Prokurorinë Publike do ta vendosë në seancë plenare, vetëm nëse partitë politike paraprakisht arrijnë marrëveshje.


User: RTV KLAN

Views: 0

Uploaded: 2020-01-18

Duration: 01:39