Ora News - Jorida Tabaku: I jep fund korrupsionit, 11 oligarkë marrin çdo pasuri të shqiptarëve

Ora News - Jorida Tabaku: I jep fund korrupsionit, 11 oligarkë marrin çdo pasuri të shqiptarëve

#rtvora #oranewsbr br Prej ditësh Partia Demokratike është angazhuar në një faze konsultimesh dhe takimesh me grupet e interesit, në kuadër të përgatitjes së alternativës ekonomike. Ish-deputetja , Jorida Tabaku, tha se PD në bashkëpunim me ekspertë ndërkombëtarë kanë hartuar një program të plotë, i cili në bazë ka taksën e sheshtë dhe synon ta kthejë vendin në më atraktivin në Ballkan për investime.br br Partia Demokratike në bashkëpunim me ekspertë ndërkombëtarë po harton një program të plotë ekonomik, i cili do të pasurohet në konsultim edhe me grupet e interesit.br br Drafti është alternativë e PD-së, nesër në qeveri, ndërsa deputetja Jorida Tabaku, thotë se ai bazohet në taksa të ulta dhe mbështetje për biznesin.br Tabaku: Është një proces që ka kohë që ka nisur dhe nuk do të ndalojë pavarësisht nëqëoftëse kemi një dokument të përfunduar apo jo. Politika fiskale e PD-së nuk ka asnjë ndryshim dhe as një dyshim që do të jetë taksa e sheshtë. Nuk ka absolutisht asnjë kompromis për këtë sepse ne besojmë në filozofinë e taksës së sheshtë dhe përfitimet që do të ketë për të gjithë grupet e ndryshme nga qytetarët e thjeshtë te biznesi.br br Duke parë dështimin me politikat ekonomike të qeverisë, Tabaku thotë se Partisë Demokratike i është shtuar bindja për taksë të sheshtë.br br Sipas saj, kjo do krijojë një klimë të favorshme ekonomike.br br Tabaku: Kjo është shoqëruar dhe me një plan të veçantë për nxitjen e investimeve të huaja për ta bërë Shqipërinë vendin më atraktiv për të nisur dhe për të mbajtur një biznes. E gjitha kjo është në shërbim të punësimit, uljes së varfërisë, rritjes së konsumit. E gjitha kjo lidhet me idenë që ka PD për ta bërë Shqipërinë vendin më atraktiv dhe më konkurues në rajon.br br Për më shumë lexoni në: br Follow RTV Orabr br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br br For more content from click HERE www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2020-01-19

Duration: 01:48