Ministri i Brendshëm Turk në Tiranë - (11 Prill 2000)

Ministri i Brendshëm Turk në Tiranë - (11 Prill 2000)

Arkiva Lajme - Tv Klan 2000br br Ministri turk i Brendshëm Sadedin Tantan erdhi sot në Shqipëri. I ftuar nga ministri ynë i Rendit Poçi, Tantan edhe vizitën e parë e bëri në ministrinë e Rendit. Bashkëpunimi ynë ka sjellë mjaft fryte i është drejtuar Poçi homologut të tij nga Turqia, duke falenderuar njëkohësisht për asistencën e vazhdueshme të policëve turk në shqipëri në kuadër të MAPE-s. br br Ministri i Brendshëm turk Tantan nga ana e tij është shprehur i kënaqur nga marrëdhëniet e mira mes dy vendeve dhe konkretisht mes dy policive tona. Ai ka premtuar gjithashtu më shumë asistencë për policinë shqiptare. Më pas i shoqëruar nga ministri ynë i rendit Tantan ka vizituar Akademinë e Rendit.br br Në takimin me drejtorin e ekonomisë ministri turk i Brendshëm ka premtuar një ndhmë material për shkollën e vetme të policisë shqiptare. Po sot pasdite ministri turk i Brendshëm Tantan u takua dhe me kreun e SHISH Klosi dhe kryetarin e informacionit parlamentar për rendin Neritan Ceka.tvklan.


User: RTV KLAN

Views: 0

Uploaded: 2020-01-19

Duration: 00:54

Your Page Title