Pas tërmetit kërkojnë kompesim/ Banorët e fshatit Floq në Korçë: Ka shumë vonesa

Pas tërmetit kërkojnë kompesim/ Banorët e fshatit Floq në Korçë: Ka shumë vonesa

Një pjesë e banorëve të fshatit Floq kanë kërkuar zgjidhjen e problemit të tyre lidhur me pasojat e tërmetit të shkaktuara në 1 qershor të vitit të kaluar.br br br Ndërkohë që në këtë fshat dhjetëra banesa u rindërtuan duke i dhënë zgjidhje familjeve që mbetën pa strehë, shumë familje të tjera do të përfitonin kompensimin e dëmeve të shkaktuara në banesat e tyre. Por ende për këtë kategori familjesh ka vonesa me kompensimin e dëmeve të shkaktuara. Përballë kësaj situate banorët janë mbledhur para prefekturës së Korçës, ndërsa deklarojnë se me të ardhurat e tyre e kanë të pamundur të riparojnë dëmet e shkaktuara në banesa. Ndaj edhe për këtë kanë kërkuar ndërhyrjen e prefektit të qarkut të Korçës, pasi jetojnë në kushte jo normale.br br Nga ana tjetër sipas të dhënave të prefekturës këshillat bashkiakë të Korçës, Devollit dhe Kolonjës i kanë miratuar listat përfundimtare lidhur me dëmshpërblimin e 553 familjeve të cilat kanë pësuar dëme më të lehta nga tërmeti i 1 qershorit, të cilat sipas ligjit duhet të dëmshpërblehen në masën 50 të dëmeve të pësuara.br br Për më shumë vizitoni: br Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV br br Shows HERE: For more content from click HERE: www.top-channel.


User: Top Channel Albania

Views: 0

Uploaded: 2020-01-20

Duration: 01:21