Rruget në Tiranë, qeveria - opozita - (14 Prill 2000)

Rruget në Tiranë, qeveria - opozita - (14 Prill 2000)

Arkiva Lajme - Tv Klan 2000br br Pushtetarët lokal u shprehen sot se qeveria ka plotesuar vetëm një pjesë të kërkesave për rrugët e kryeqytetit të paraqitur nga Bashkia e Tiranës. Ndërkohë Drejtori i Përgjithshem i Rrugëve Skënder Hasa shprehet se aksioni i riparimit të rrugëve ka karakter kombëtar dhe aspak politik. br br Skënder Hasa:- ?Rrugët kanë nevojë dhe rrugët tani po mbyllen ato që në vite nuk jane bërë. Rrugët nuk janë të asnjë partie por të të gjithë qytetarëve, ku kalojnë demokratë e socialistë. Në këto kushte unë e shikoj në nivel teknik që i bëhet mirë vendit?. br br Nderkohë nënkryetari i Bashkisë Tiranë Ramiz Balla thekson se fondet e dhëna nga qeveria janë të pa mjaftueshme. br br Ramiz Balla:- ?Janë dhënë 243 milion nga 370 milion që u kërkuan për këto 7 segmente rrugore, kuptohet që nuk mbulohet komplet infrastruktura e nevojshme që kanë këto rrugë. Ne do të fillojmë me ujesjellesin, kanalizimet dhe pjesa që mbetet do të përdoret për sistemim-asfaltim. Nga lista që ne paraqitëm nga këshilli i ministrave për rrugët më imediate të Tiranës, u miratua vetëm gjysma e tyre dhe për pjesën tjetër të operohet në faza e dytë. Nga faza e dytë më e rëndësishme është zona e Alliasit e cila për këtë fazë u la jashtë?. br br Shtrimin e rrugëve nga qeveria në prag të zgjedhjeve lokale republikanët e konsiderojnë show politik. br br Republikanët:- ?Kjo nuk është gjë tjetër vetëm një show politik, që ka qëllimin e vetëm të ndikoj në zgjedhjet lokale të ardhshme?. br br Me gjithë tendencat politike të palëve procesi i sapo nisur i shtrimit të rrugëve është ndër rastet e rralla ku bashkia dhe ministria e Pushtetit Lokal bashkëpunojnë.tvklan.


User: RTV KLAN

Views: 1

Uploaded: 2020-01-22

Duration: 01:55

Your Page Title